Loading…

Pak orë pas Dragajt, vdes edhe një veteran tjetër i luftës (Foto)

  • 14/05/2017 | 12:42

Pak orë pas Dragajt, vdes edhe një veteran tjetër i luftës (Foto)

Ka ndërruar jetë ish-koloneli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Berisha që nofkën në luftë e ka pasur Xhuvda.

Berisha ka qenë ushtari i parë i UÇK-së që ka hyrë në qytetin e Prizrenit në ditën e çlirimit më 12 qershor.

Ai ka qenë zëvendës i ish-komandantit, Ekrem Resha – Drini, kurse pasluftës Berisha ka qenë edhe epror në ish-Trupat Mbrojtëse të Kosovës – TMK.

Të njëjtën ditë vdiq nga një sulm në zemër edhe ish ushtari i UÇK-së, Shaban Dragaj. I ndjeri ishte i lindur në vitin 1958 në Leqinë të Drenicës. Kishte mbaruar akademinë ushtarake në Sarajevë dhe kishte shërbyer si epror ushtarak në ish ushtrinë e RSFJ-së.

Me formimin e UÇK-së, Dragaj në fillim të muajit prill të vitit 1998, bashkë me të vëllain Musën, iu bashkëngjit radhëve të saj. Si pjesëtar i UÇK-së, ai ka marrë pjesë në betejat e Zonës operative të Dukagjinit, Berishës dhe Drenicës, njofton Klan Kosova.

Pas mbarimit të luftës, Dragaj ka shërbyer në institucionet e Republikës së Kosovës. Dragaj është inkuadruar edhe në poltikë dhe ka qenë kandidat për kryetar të Komunës së Mitovicës. Një kohë ishte kryetar i Degës së AAK-së në Mitrovicë.

Ai la pas vete gruan me dy fëmijë, nënën dhe anëtarë tjerë të shumtë familjes.Varrimi të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e fshatit Leqinë të Skenderajt.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë