Loading…

Pak orë pas eliminimit e pyesin për Butrint Imerin, kjo është përgjigja e Kiarës

  • 26/03/2023 | 14:20

Pak orë pas eliminimit e pyesin për Butrint Imerin, kjo është përgjigja e Kiarës

Siç e do zakoni, Kiara Tito pas eliminimit nga “Big Brother VIP” është shfaqur në Fan Club për të folur rreth rrugëtimit te saj.


Por, në nisje të intervistës, pasi pa një klip përmbledhës për më shumë se 90 ditët e qëndrimit të saj në shtëpi, Kiara Tito u përlot. Moderatorja tha se iu kujtuan të gjitha momentet e bukura që ka kaluar, veçanërisht dasma me Luizin.

“Tani më duket sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit tim. Kam kaluar 90 ditë aty brenda”, u shpreh Kiara.

Moderatorja Megi Pojani e ngacmoi edhe në një pikë mjaft delikate. Teksa po i drejtonte pyetjen në lidhje me Butrint Imerin, Kiara ka refuzuar kategorikisht të flasë për këtë temë.

“Eshtë një diskutim që është mbyll para 10 vitesh. E kanë sjellë persona të tjera në vëmendje, jo unë”, u shpreh ajo e prerë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë