Loading…

Pak para darkës intime: Kjo është dhurata speciale që Johnny Depp ia dhuroi Vucicit gjatë vizitës në Serbi

  • 21/10/2021 | 15:16

Pak para darkës intime: Kjo është dhurata speciale që Johnny Depp ia dhuroi Vucicit gjatë vizitës në Serbi

Aktori me famë botërore, Johnny Depp ka vizituar Serbinë për arsye profesionale.


Ai ka mbërritur në Beograd për premierën e serialit të tij të animuar të prodhuar në Serbi “Pafini”, prodhuar nga “Archangel Studio” nga aktori Milos Bikovic.

Menjëherë pas ardhjes në këtë qytet, ai i është drejtuar presidencës ku dhe e ka pritur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ky i fundit u shpreh se ishte mjaft i nderuar me ardhjen e aktorit dhe madje mori dhe një dhuratë nga Depp në lidhje me rolin e Jack Sparrow në filmin “Pirates of the Caribbean”.

Po ashtu, Vuçiç i ka dhënë vëmendje të madhe kësaj vizite duke publikuar disa imazhe me aktorin në llogarinë e tij personale në Instagram.

“Jam i nderuar me ardhjen e Johnny Depp në vendin tonë, i jam veçanërisht mirënjohës për dhuratën e mrekullueshme që mora”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se aktori rrëmbeu së fundmi Çmimin e Nderit “Donostia” në Festivalin e 69-të Ndërkombëtar të Filmit që këtë vit u zhvillua në San Sebastian të Spanjës.

Depp u shfaq pas shumë kohësh për herë të parë në publik qëkur ka nisur përplasjen ligjore në gjykata me ish-bashkëshorten, e cila ka ngritur akuza të rënda ndaj tij, si dhuna e përsëritur fizike gjatë periudhës kur ata ishin çift.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë