Loading…

Pak protestë e shumë qejf, qytetarët e Kosovës nuk ndalin piknikun për 1 Maj

  • 01/05/2021 | 17:53

Pak protestë e shumë qejf, qytetarët e Kosovës nuk ndalin piknikun për 1 Maj

Në forma të ndryshme në gjithë botën sot po shënohet 1 Maji – Dita e Punëtorëve.


Derisa në shumicën e vendeve kjo ditë karakterizohet më protesta për kushte më të mira për të gjithë të punësuarit, në Kosovë kjo datë është shndërruar në festë, shkruan lajmi.net.

Në Prishtinë u protestua nga një numër punëtorësh, por gjithandej Kosovës qytetarët kanë vendosur që këtë ditë ta shënojnë kryesisht në piknik.

Nga qytetarët e shumtë sot nuk ka shpëtuar as Jecerzi. Kolonë e gjatë është krijuar rrugës për këtë vend, derisa argëtim është gjet në forma të ndryshme, që ofron natyra e kësaj ane.

“ Sot 1 Maji kemi vendos me dal pak, mu mbledh e mu knaq se boll po punojmë”, tha një qytetar për lajmi.net, i cili ditën po e kalon në Jcerz së bashkë me familje.

“Çdo vit dalim, edhe këtë vit nuk e prishëm. Ma mirë ten a nuk është që po bëhet, bile këto ditë sa të mundemi po kënaqemi”, tha një tjetër qytetar.

Ndërkaq, sot u kërkua që të rritet paga minimale si dhe të bëhet kontrata kolektive.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë