Loading…

Pal Lekaj i përgjigjet Kurtit: Shfuqizoji marrëveshjet me Serbinë nëse ke dyshime

  • 14/02/2020 | 23:37

Pal Lekaj i përgjigjet Kurtit: Shfuqizoji marrëveshjet me Serbinë nëse ke dyshime

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka reaguar pas deklaratave të fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me marrëveshjet e nënshkruara në Munih mes Kosovës dhe Serbisë.


Kurti ka deklaruar se marrëveshja për hekurudhat dhe ajo për autostradat mes Kosovës dhe Serbisë u nënshkruan nga zyrtarët e Lekajt dhe pa njohurinë e tij.

“Sot në Munih janë nënshkruar dy marrëveshje nga zyrtarë të autorizuar nga ish-ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë sonë. Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë. Kanë qarkulluar drafte të ndryshme jozyrtare”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, Lekaj i është kundërpërgjigjur, duke thënë se Kurti “ka pasur të gjitha mundësitë dhe kompetencat për t’iu bashkangjitur këtij procesi”.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Lekaj ka thënë se “kryeministri Kurti duhet të kuptojë që tashmë nuk është në opozitë. Është koha e veprave jo e fjalëve”.

“Ai nga 3 shkurt 2020 ka të gjitha autorizimet të veprojë duke kërkuar informacione për marrëveshjet e Berlinit dhe Mynihut”, është shprehur Lekaj.

“Ka pasur të gjitha mundësitë dhe kompetencat për t’iu bashkangjitur këtij procesi, por ende nuk është vonë nëse ka dyshime ose mospajtime t’i shfuqizojë këto marrëveshje”, përfundon shkrimi i Lekajt.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë