Loading…
Pal Lekajt nuk i vjen keq që iu punësua reja në Telekom: Kam djalin të papunë
  • 14/03/2019 | 19:40

Pal Lekajt nuk i vjen keq që iu punësua reja në Telekom: Kam djalin të papunë

Doruntina Gashi është punësuar në Telekomin e Kosovës, ajo është reja e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, transmeton Gazeta Metro.


Lekaj ka pranuar raportimet e Metros se gruaja e djalit të tij është punësuar në Telekomin e Kosovës, por thotë se nuk merr përgjegjësi për të.

Ai thotë se nuk i ka interesuar fare për këtë, pasi është e fejuara e djalit të tij dhe jo nusja.

“Unë marrë përgjegjsi aty ku punojë vet dhe që ka mbiemrin Lekaj, unë nuk e di tash nësë mendoni që të sanksionoj dhe të veprojë për të fejuarën, se nuk është nusja, por e fejuara e djalit  dhe fare nuk më ka interesuar për këtë”, tha Lekaj.

Doruntina Gashi, më 7 prill të 2018-s, u fejua me djalin e madh të ministrit Pal Lekaj, Asdrenin.

E, në tetorin e po atij viti, ajo arriti të bëhet me një kontratë pune, në ndërmarrjen që ndodhet buzë falimentimit, Telekomi, si zyrtare e shitjes.

Më poshtë keni një prononcim të Lekajt për KTV./gazetametro.net

Supermenat e AAK’së: Tani Pal Lekaj rahaton rejën e tij në Telekom

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë