Presidenti palestinez Mahoud Abbas publikoi dekretin të premten ku njoftoi për datën e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale pasi arritën pëlqimin me organizatën terroriste Hamas që sundon në Rripin e Gazës, territor të cilin ju a pushtoi me armë Autoritetit së Palestinës në luftën civile të 2007’s, transmeton Gazeta Metro.
Kjo është hera e parë që një dekret i tillë është shpallur. Zgjedhjet e fundit në Palestinë janë mbajtur në vitin 2005, ku fitoi Abbas, ndërsa zgjedhjet e fundit parlamentare u mbajtën në vitin 2006, ku fituan Hamas.
Data e zgjedhjeve parlamentare është caktuar me 22 maj, ndërsa ato presidenciale me 31 korrik – megjithëse ky plan ka mundësi të dështoj.
Abbas ka udhëzuar kryetarin e komitetit qendror të zgjedhjeve në Palestinë që të përgatitet për zgjedhje në Bregun Perëndimor, në Rripin e Gazës së kontrolluar nga Hamas dhe në Jerusalemin lindor të kontrollua nga Izraeli.
Javën e kaluar kreu i zyrës politike të organizatës terroriste Hamas, Ismail Haniyeh, në letrën e dërguar Abbas ka njoftuar atë se miratojnë mbajtjen e zgjedhjeve si proces i pajtimit kombëtar.
Në vitin 2006 pas mbajtjes së zgjedhjeve, Autoriteti Palestinez u degjenerua nga kriza politik në mes të Hamas dhe Fatah, partia e Abass.
SHBA dhe fuqitë tjera botërore njoftuan se nuk do të bashkëpunojnë me Hamas deri sa ata nuk e pranojnë Izraelin, hiqnin dorë nga terrorizmi dhe zotoheshin për respektimin e marrëveshjeve paraprake me Izraelin.
Hamas refuzuan dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë sot e kësaj dite. Sulmet nga Rripi i Gazës ndaj vendbanimeve civile izraelite është gati përditshmëri. Siç janë edhe kundërpërgjigjet e forcave të armatosura të Izraelit.
Qeveritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe të Bashkimit Europian ende vazhdojnë bojkotin ndaj Hamas, e SHBA e ka të përcaktuar këtë organizatë si terroriste.
Në vitin 2007, një luftë civile shpërtheu në Rripin m Gazës dhe Hamas e pushtoi me forcë rajonin nga Fatah.
Njoftimi i Abbas vjen pas përpjekjeve të shumta për pajtim mes Fatah dhe Hamas, dhe planeve të shumta për mbajtjen e zgjedhjeve.
Mahmoud Abbas që është 85 vjeç dhe është në vitin 15 të mandatit 4 vjeçar, nuk është edhe aq i popullarizuar. Disa sondazh të fundit e paraqesin se ai do të mund të humbiste nga një kandidat i Hamas.
Por çështja tjetër është se shumë analistë janë skeptikë se këto zgjedhje do të mbahen së pari. Një prej pengesave kryesor është Jerusalemi lindor, pasi nëse Izraeli nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve atje ato mund të anulohen.
Autoriteti Palestinez dhe Hamas kanë parë se mbështetja për kauzën e tyre tek shtete arabe e Lidhjes Arabe të zbehej katër vitet e fundit posaçërisht. Kjo si pasojë e qasjes pragmatiste të administratës Trump dhe rritjes së kërcënimit nga Irani të cilin shtetet arabe e konsiderojnë si rrezikun kryesor në Lindjen e Mesme.
Marrëveshjet e normalizimit të marrëdhënieve mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrejnit me Izraelin shkundën unitetin e qëndrimit arab ndaj çështjes së Palestinës. Injorimi i rezolutës së tyre u trondit edhe më pasi edhe Mbretëria e Arabisë Saudite ka lëvizur drejt normalizimit me Izraelin dhe kanë qëndruar gati indiferent pas shpalljes së këtyre marrëveshjeve./gazetametro.net