Loading…

Palestinezët fajësojnë Hamas dhe Fatah për krizën, jo Izraelin

  • 23/12/2021 | 19:00

Palestinezët fajësojnë Hamas dhe Fatah për krizën, jo Izraelin

Shumica e palestinezëve në Rripin e Gazës përgjegjësinë për krizat e vazhdueshme ja atribuojnë pushtetit të Hamas, sipas të dhënave të sondazhit të fundit që u publikuan të enjten. Vetëm 15 % e banorëve të Gaza fajësojnë Izraelin, transmeton Gazeta Metro.


Sipas sondazhit të fundit për opinionin publik të Palestinian Atlas Center for Studies and Research 45 % e të anketuarve besojnë se Autoriteti Palestinez është përgjegjës për krizat në Rripin e Gazës, ndërsa 25 % thanë se e konsiderojnë organizatën terroriste Hamas përgjegjëse.

7 për qind e respodentëve e fajësuan Egjiptin për krizat në Rripin e Gazës, rajon me përafërsisht 2 milionë palestinezë rezident. Kjo për shkak të mbylljes së vendkalimit kufitar me Egjiptin në Rafah.

Sondazhi ka rezultuar poashtu me 71 % të respondedentë palestinezë kanë deklaruar se nuk iu besojnë zyrtarëve palestinezë që flasin për krizën financiare në territoret palestineze.

Shpesh Izraeli akuzohet nga Hamas dhe Autoriteti Palestinez së bashku me palë të ndryshme ndërkombëtare si i vetmi fajtor për “krizën ekonomike dhe humanitare” në Rripin e Gazës për shkak të bllokadës së vendosur.

Në vitin 2007 organizata terroriste Hamas zaptoi kontrollin në Gaza pas një mini lufte civile të shkaktuar nga mospajtimet në zgjedhjet e 2006’s, të fundit që janë mbajtur. Që prej atëherë Hamas dhe fraksioni Fatah që sundon në Bregun Perëndimor janë në konflikt të hapur. Tentime për t’u pajtuar për mbajtjen e zgjedhjeve kanë dështuar vazhdimisht mes dy palëve, së fundi këtë vit.

Në vitin 2017 dhe 2018 presidenti i Autoritetit Palestinez kishte imponuar një varg sanksionesh ndaj Rripit të Gazës në përpjekje për të minuar Hamas. Në sanksione përfshiheshin, mes tjerash, ndërprerja e pagave për mijëra shërbyes civilë dhe ndihmat financiare për familjet nevojtare.

Sipas sondazhit Hamas do të fitonte 36% të votave nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin tani, ndërsa Fatah e Mahmoud Abbas do të mblidhte vetëm 18 % të votave.

Zgjedhjet parlamentare do të duhej të ishin mbajtur me 22 maj të 2021’s, por u anuluan nga Abbas në fund të prillit. Si shkas e gjeti Izraelin që gjoja kishte refuzuar të lejonte mbajtjen e tyre në Jerusalem. Shumë analistë, aktivistë besojnë se Abbas vendosi kështu kryesisht pasi dihej se e pret një humbje e thellë në zgjedhje.

Anketimi ishte kryer në Rripin e Gazës nga 5 deri më 8 dhjetor me 1000 palestinezë banorë, dhe ka margjinën e gabimit  prej 2 deri në 3 %./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë