Loading…

Palestinezët raportojnë vdekjen e parë nga pandemia COVID-19

  • 25/03/2020 | 18:13

Palestinezët raportojnë vdekjen e parë nga pandemia COVID-19

Autoriteti Palestinez në Bregun Perëndimor raportoi për vdekjen e parë nga infektimi me korona virusi i ri SARS-CoV-2 sot. Pacientja ishte një grua në të gjashtëdhjetat që jetonte në bregun perëndimor nën kontrollin e Izraelit, transmeton Gazeta Metro.


“Gruaja kishte shfaqur simptoma dhe më vonë ishte shtrirë në spital” para se të pësonte nga sëmundja, tha Ibrahim Melhem, zëdhënës për Autoritetin Palestinez, që ka vetëqeverisje të kufizuar në Bregun Perëndimor.

Gruaja ishte nga Bidu, një fshat në veri të Jerusalemit dhe në jugperëndim të Ramallah, shtoi melhem.

Deri tani janë 62 raste të konfirmuara të korona virusit tek palestinezët në Bregun Perëndimor, dhe dy në Rripin e Gazës.

Të mërkurën u njoftua nga ministria e shëndetësisë së Izraelit se deri tani janë konfirmmuaer 2170 raste të të sëmurëve nga COVID-19 në Izrael./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë