Loading…

‘Palët të përmbahen nga dhuna’: SHBA shpalos qëndrimin e Kuintit për zgjedhjet e 23 prillit në Veri të Kosovës

  • 24/03/2023 | 18:36

‘Palët të përmbahen nga dhuna’: SHBA shpalos qëndrimin e Kuintit për zgjedhjet e 23 prillit në Veri të Kosovës

Në komunikatën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të premten u zbardh edhe qëndrimi për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në Veri të Kosovës të caktuara me 23 prill, shkruan Gazeta Metro.


Diplomatët e shteteve të Kuintit kanë dalë me komunikatë të premten ku sqarojnë rëndësinë e zgjedhjeve në katër komunat e veriut të Kosovës duke theksuar shmangien e dhunës dhe mbajtjen e tyre në mënyrë të rregullt.

“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara pranojnë se pas shtyrjes së zgjedhjeve komunale në dhjetor të 2022, katër proceset zgjedhore për kryetarë komunash dhe dy asamble komunlae do të mbahen me 23 prill, në përputhje me rregulloret ligjore. “

Poashtu adresohet refuzimi i partisë serbe në Kosovë që ka refuzuar të regjistrohet në këto zgjedhje duke kërkuar themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si parakusht. Siç kishte bërë vitin e kaluar që qoi edhe në eskalimin e të ashtuquajturës ‘kriza e targave’ në barrikadim e bojkot të institucioneve të Kosovës nga serbët lokalë që solli në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Ndjejmë keqardhje që Lista Serbe nuk ka shfrytëzuar të drejtën e tyre demokratike për pjesëmarrje në këto zgjedhje. Zgjedhjet janë shtylla e demokracisë. Garantimi se ato do të mbahen në mënyrë paqësore dhe të rregullt është esencial.”

Në fund të komunikatës theksohet poashtu se rrjedha e zgjedhjeve duhet të kalojë pa incidente duke i paralajmëruar të dy palët që të përmbahen nga dhuna.

“Ne presim nga autoritetet relevante të sillen me profesionalizëm. I bëjmë thirrje të gjitha palëve që të veprojnë me përmbajtje dhe të shmangin dhunën, që do të mund të pengonin zgjedhjet”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë