Loading…

Pallaska: LDK me premtime të papërgjegjshme dhe qesharake

  • 05/06/2017 | 23:24

Pallaska: LDK me premtime të papërgjegjshme dhe qesharake

Juristi Dastid Pallaska i ka quajtur ‘të papërgjegjshme’ dhe qesharake premtimet për ekonominë nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa. Thotë se më të ‘pafalshme’ këtë çështje e bëjnë deklarimet e zyrtarëve të këtij koalicioni se kanë ekipin më të mirë për këtë fushë.


Pallaska në Debat + në televizionin Dukagjini e ka quajtur qesharak, premtimin e kryetarit të LDK’së Isa Mustafa, i cili tha se me Avdullah Hotin Kryeministër do të rriten pagat në sektorin privat.

“Kjo është e pamundur”, tha Pallaska,

“Në sektorin privat nuk mundet. Është e pamundur pikë. Pagat në sektorin provat Qeveria nuk mundet me i rrit dhe kjo nuk ka diskutim të vetmen që mundet me bërë është rritja e pagës minimale në nivel vendi”, theksoi ai.

Tha se përveç qesharak, një premtim i tillë nuk ka efekt tjetër.

“Ky premtim nuk ka kurrfarë efekti e as nuk mundet të materializohet dhe është në bazën e këtyre premtimeve qesharake që çuditërisht po vijnë nga një parti që po krenohet se ka ekipin më të mirë ekonomik në këtë garë”, tha Pallaska.

Deklaratat e tilla i krahasoi me ato të Vetëvendosjes, që tha se njihen për papërgjegjshmëri.

“Për këtë arsye për mendimin tim është më e pafalshme të papërgjegjshme prej tyre sesa ta themi prej Vetëvendosjes e cila njihet për papërgjegjshmëri”, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë