Loading…

Pallaska: Zëvendësimi i komandantit të FSK’së do duhej të bëhej me ceremoni solemne

  • 30/11/2021 | 22:21

Pallaska: Zëvendësimi i komandantit të FSK’së do duhej të bëhej me ceremoni solemne

Avokati i njohur, Dastid Pallaska, ka kritikuar formën se si është organizuar ceremonia e zëvendësimit të komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ku përgjegjësitë e kësaj pozite kaluan nga Rrahman Rama tek Bashkim Jashari, shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një postimi në Facebook, Pallaska ka vënë në dukje faktin se bartja e përgjegjësive duhet të bëhet me ceremoni solemne ushtarake, dhe jo në formën se si u bë sot, shkruan lajmi.net.

Për këtë, ai ka marrë edhe shembullin kur Rrahman Rama kishte pranuar pozitën nga ish-komandanti Kadri Kastrati.

“Në atë ngjarje ish Komandanti Kadri Kastrati u dekorua nga Ministria e Mbrojtjes dhe Komandanti i Gardës Kombëtare të shtetit të Ioëa-së në ShBA. Kjo është përcjellja e dinjitetshme që meritojnë shërbyesit më të vyer të vendit”, ka thënë Pallaska.

Ndryshe gjatë ditës së sotme Gjenerallejtënant Rrahman Rama ka dhënë dorëheqje nga pozita e komandantit të Forcës së Sigurisë të Kosovës. Në vend të tij, komandant i FSK’së është emëruar gjeneralmajor Bashkim Jashari. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë