Loading…

Pallati madhështor dhe emblematik i Versajës shënon 400 vjetorin e ndërtimit

  • 19/09/2023 | 12:30

Pallati madhështor dhe emblematik i Versajës shënon 400 vjetorin e ndërtimit

Franca po shënon katërqind vjetorin e monumentit të saj madhështor dhe emblematik atë të Pallatit të Versajës dhe për këtë datë do të shtrojnë tepihun e kuq për Mbretin Charles III të Britanisë i cili do ta vizitojë atë, transmeton Gazeta Metro.


Charles dhe Mbretëresha Camilla do të zhvillojnë një vizitë tre ditore në Paris dhe Bordeaux duke filluar të mërkurën. Vizita do të përfshijë një drekë zyrtare në Versajë përpara 150 të pranishmëve në Sallën e Pasqyreve.

Kjo vizitë vjen pak kohë pasi që Pallati i Versajes ka hapur dyert galerinë e cila shfaq historinë e saj që nga ndërtimi i saj në vitin 1623 me një fillim më modest deri në zhvillimin e saj si një vend takim kyç për diplomacinë dhe për eventet historike shekujt e fundit, raporton The Associated Press.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se herën e fundit kur monarku britanik ka qenë për vizitë zyrtare në Versajë është ajo e Mbretëreshës Elizabeth II në vitin 1972 kur ajo u prit atë kohë nga presidenti Georges Pompidou./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë