Loading…

Palmer: Duam marrëveshje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë

  • 16/06/2019 | 18:08

Palmer: Duam marrëveshje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Europën Juglindore, Matheë Palmer, ka thënë se SHBA dëshiron një marrëveshje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Metro.


Duke folur për REL, Palmer tha se Shteti Amerikan dëshiron një marrëveshje që është e drejtë dhe e zbatueshme për të dy vendevet.

“Ne duam një marrëveshje që është e qëndrueshme, në pronësi, e drejtë dhe e zbatueshme për të dy vendet”, tha ai.

Palmer shtoi se dëshiron që kjo marrëveshje të përqafohet nga publiku dhe nga popujt e të dy vendeve.

Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur disa herë pro marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Madje ka qenë vet presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka lutur presidentët e të dy vendeve që të rifillojnë sa më shpejt dialogun dhe të nënshkruajnë një marrëveshje finale./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë