Përfaqësuesi Special i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se iniciativa për krijimin e një ‘Shengeni i vogël, ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është një ide premtuese, transmeton Gazeta Metro.
Këto deklarata Palmer i ka bërë gjatë një forumi të organizuar në Gjenevë të Zvicrës, duke thënë se në një nismë të tillë ka vend edhe për Republikën e Kosovës dhe për Bosnje e Hercegovinën, raporton Gazeta Express.
“Është një iniciativë që premton, ka mbështetjen tonë dhe për të cilën ne jemi të përkushtuar, që të punojmë në partneritet me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor për të përparuar”, ka potencuar tutje Palmer.
Sipas Palmer, iniciativa e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore për krijimin e një “mini Schengeni”, tregon se këto shtete po marrin përgjegjësitë për fatinë tyre duke kontrolluar të ardhmen e tyre njofton B92.
Përveç tjerash emisari i SHBA’së ka përsëritur faktin se vendimi për të mos i hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore ka qenë tepër zhgënjyese, megjithatë sipas tij ende nuk është thënë fjala e fundit.
“Konsensusi është i nevojshëm dhe fillon një proces të rëndësishëm që dërgon një sinjal të rëndësishëm për rajonin”, ka potencuar Palmer./gazetametro.net