Loading…
Palmer: SHBA është në anën tuaj, koha më e përshtatshme për marrëveshje me Serbinë është tani
  • 12/06/2019 | 13:49

Palmer: SHBA është në anën tuaj, koha më e përshtatshme për marrëveshje me Serbinë është tani

Zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit të Amerikës, Matthiew Palmer, ka thënë se NATO ka intervenuar 20 vjet më parë ushtarakisht pas shterimit të përpjekjeve diplomatike, transmeton Gazeta Metro.

Palmer ka thënë se intervenimi i NATO’s në Serbi ka qenë edhe gjunjëzimi i fundit i regjimit të Milosevicit për të ndal planet e tija.

“Si intervenim ka qenë mundësia e fundit për ta gjunjëzuar regjimin e Millosheviqit për të ndalë shkatërrimet në këtë vend. Qëllimi ka qenë i qartë. Në këtë përvjetor solemn kujtojmë shumë ushtarë. Qytetarët e Kosovës kanë dëshmuar se mund të jenë partner i komunitetit ndërkombëtar”, ka thënë Palmer nga ceremonia e shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Palmer ka deklaruar se koha më e përshtashme që arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është tani të bëhet, sipas tij dy vendet kanë shans të zhbllokojnë të ardhmen evropiane.

“Kosova dhe Serbia gjithnjë do të jenë fqinjë dhe shumë të ngushtë dhe të dy vendet duhet ta zhbllokojnë të ardhmen evropiane. Nuk ka kohë më të përshtatshme se tash për ta bërë këtë”, ka thënë Palmer, njofton Klan Kosova.

Por nga fjalimi tij ai ka folur për marrëveshjen e mundshme me Serbinë.

“Tash nuk jemi të kthehet pas ora sa i përket pavarësisë së Kosovës. Kosova është e pjekur mjaftueshëm tani për të shërbyer në demokraci. Në 20 vjetorin e fundit të luftës, tani ju sfidojë sot që të parashihni një të ardhme më të ndritur. SHBA-të do të jenë në anën tuaj, por ditët sot kanë kaluar kur SHBA dhe BE do të futen nën krahun tuaj dhe të marrin vendime dhe mos tua lënë këtë gjë qytetarëve dhe liderëve të Kosovës”.

“Liderët duhet të synojnë të kenë në cak sfidat për të krijuar stabilitet energjetik dhe ku ndërmarrësit e rinj mund të veprojnë. Prishtina dhe Beogradi duhet të punojnë bashkë në emër të të gjitha viktimave dhe të gjejnë të zhdukurit. Nga ata duhet të përjashtohen retorikat nacionaliste”.

“SHBA qëndron pranë Kosovës për të inkurajuar përparimin, por Kosova duhet të intensifikojë përpjekjet e saj për një marrëveshje me Serbinë me njohje të dyanshme dhe kjo do të ndalonte të gjitha kontestimet ku do të largoheshin të gjitha barrierat”../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë