Loading…

Palmer u takua edhe me Rasic: Zbulohet se çfarë biseduan

  • 02/11/2019 | 22:30

Palmer u takua edhe me Rasic: Zbulohet se çfarë biseduan

Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, sot ka takuar dy politikanët serbë që kandiduan për zgjedhjet e 6 tetorit në koalicionin Sloboda, Nenad Rasic e Slobodan Petrovic, me të cilët kanë biseduar rreth zgjedhjeve dhe dialogut mes shqiptarëve e serbëve, transmeton Gazeta Metro.


Për klankosova.tv Rasic ka treguar se me Palmer kanë biseduar për zhgënjimet në zgjedhjet në mes komunitetit serb dhe për pajtueshmërinë e mundshme që do të sillte dialogu mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Ne kemi potencuar rrethanat që kemi pasë në zgjedhjet e fundit dhe prej elementëve të marra në terren kemi potencuar që kushtet e fushatës s’kanë qenë demokratike te ne”.

“Po ashtu kemi biseduar për të ardhmen dhe planet institucionale për politikën në shoqërinë kosovare”.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, si fitues i zgjedhjeve ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Rasicin dhe Petrovicin, por jo edhe me Listën Serbe.

Dhe për këtë Rasic tha se janë të gatshëm të marrin përgjegjësitë politike në interes të Kosovës dhe serbëve që jetojnë këtu.

Ai gjithashtu shtoi se me Palmer kanë diskutuar edhe për bisedimet me Kurtin dhe mundësinë për pjesëmarrje në qeverinë e re.

Rasic ka thënë se pjesëmarrja e serbëve në dialogun me Serbinë është e domosdoshme, sidomos nëse dëshirohet arritja e një pajtueshmërie mes dy popujve fqinj.

“Serbët autoktonë të Kosovës duhet të jenë pjesë e dialogut që ai dialog të na sjellë pajtim mes dy popujve. Është relevante që serbët e Kosovës mos të jenë vetëm akterë, por edhe propozues të temave sa i përket përmirësimit të gjendjes së shoqërisë kosovare. Do të jemi të gatshëm të marrim përgjegjësinë që na takon”.

“Në këtë formë kemi dashur që ta përkrahim idenë e Kurtit për inicimin e dialogut. Por populli duhet të jetë ai që mund të krijojë bazën për pajtim”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë