Loading…

Palmer viziton Gjakovën, dëgjon shqetësimet e qytetarëve

  • 03/11/2019 | 11:58

Palmer viziton Gjakovën, dëgjon shqetësimet e qytetarëve

Matthew Palmer, Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, ka qëndruar të shtunën në Gjakovë ku është takuar me qytetarët e kësaj komune, e në veçanti me Shoqatën e të Zhdukurve, transmeton Gazeta Metro.


Palmer i Dërguari Special, ka dëgjuar nga afër shqetësimet qytetarëve të kësaj komune të cilët kanë pësuar shumë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Palmer është takuar me kryetaren e Shoqatës së të Zhdukurve nga kjo komunë “Thirrjet e Nënave”, Nysrete Kumnova e cila duket se i ka shprehur shqetësimin e saj për mos ndriçimin e fatit të të pagjeturve nga Serbia.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka ndarë me ndjekësit e tij një mesazh dhe foto nga kjo vizitë.

“Përfaqësuesi Special Matt Palmer këtë të shtunë e kaloi duke u takuar me qytetarët e Kosovës jashtë Prishtinës dhe duke i dëgjuar shqetësimet dhe shpresat e tyre ”, ka shkruar ambasadori Kosnett./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë