Loading…

Pamela Anderson martohet për të pestën herë: I thotë ‘Po’ 74 vjeçarit

  • 22/01/2020 | 17:44

Pamela Anderson martohet për të pestën herë: I thotë ‘Po’ 74 vjeçarit

Pamela Anderson është martuar në fshehtësi për herë të pestë. 52 vjeçarja i tha “Po” martesës me 74 vjeçarin, producentin Jon Peters i njohur për filmat: “Flashdance”, “Witches Of Eastwick” dhe “Batman”.


Ata kanë zhvilluar një ceremonie private në Malibu ditën e djeshme dhe nuk është zbuluar ende asnjë detaj.

Pamela dhe Jon u takuan më shumë se 30 vite më parë në rezidencën “Playboy”. Burimet thonë që dyshja është bashkuar me njëri-tjetrin kohët e fundit dhe qëllim kanë pasur gjithmonë martesën.

Ish-burrat e Anderson përfshijnë yllin e muzikës rock Tommy Lee, me të cilin ka dy djem të rritur, muzikantin Kid Rock dhe biznesmenin Rick Salomon (me të cilin ajo u martua dy herë).

Ish-burri i saj i fundit ishte ylli francez i futbollit, Adil Rami.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë