Loading…

Pamela divorcohet për të pestën herë: Ndahet nga ish- truproja pas 1 viti martesë

  • 21/01/2022 | 14:05

Pamela divorcohet për të pestën herë: Ndahet nga ish- truproja pas 1 viti martesë

Ish-lepurushja e Playboy, Pamela Anderson, divorcohet vetëm një vit pasi u martu me Dan Heiherst, transmeton Gazeta Metro.


Kjo është martesa e pestë e aktores.

Ata u martuan në prag të Krishtlindjeve në vitin 2020, pasi kaluan së bashku karantinën në Kanada. Dan ishte truproja i Pamelës për dy vjet radhazi para se të fillonin lidhje.

Një burim pranë çiftit e përshkroi martesën e tyre si një “mashtrim pandemik”.

Martesa e tyre u pasua me dramë që në fillim, kur ish-partneri i Heiherst, Kerry, akuzoi Pamelën se i kishte shkatërruar marrëdhënien.

“Dua që njerëzit të dinë se lidhja pesëvjeçare, në të cilën kishim tre fëmijë, është ndërprerë për shkak të lidhjes mes Pamelës dhe Danit”, tha Kerry pas divorcit të tyre.

Dan ishte burri i pestë i Pamelës. Ajo ka qenë e martuar më parë me producenti John Peters, dhe ishte i martuar me të për vetëm 12 ditë. Pamela ishte gjithashtu e martuar me bateristin Tommy Lee, këngëtarin Kid Rock dhe producentin Rock Solomoni./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë