Loading…

Pamje apokaliptike, tymi nga Kanada ka mbuluar tërë New York’un

  • 08/06/2023 | 15:11

Pamje apokaliptike, tymi nga Kanada ka mbuluar tërë New York’un

Kualiteti i ajrit në New York ka rënë aq shumë sa që momentalisht qyteti amerikan hyn në listën e qytetit  me ajrin më të ndotur në planet dhe nga pamjet e shfaqura konstatohet shumë lehtë një gjë e tillë, transmeton Gazeta Metro.


Tymi nga flakët e nisura disa qindra kilometra në brendësi të Kanadasë kanë toksifikuar qytetin amerikan, ku madje dhe Statuja e Lirisë dhe qiellgërvishtësit me famë nuk janë parë me sy të lirë as nga distancat e afërta.

Kryetari i New Yorkut Eric Adams ka thënë se kjo ngjarje është e pa precedentë në qytetin e tyre dhe se njujorkezët duhet të kenë kujdes për shëndetin e tyre, raporton CBS News New York.

Fotografitë tregojnë një qiell krejtësisht ngjyrë të portokalltë dhe njerëzit të pajisur me maska kundër ndotjes së ajrit. Zyrtarët e qytetit kanë thënë se ajër kaq i ndotur në qytet nuk është raportuar që nga viti 1960./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë