Në rrjete sociale është publikuar një video me pamje dramatike, ku duket se paraqitet rrëzimi i një aeroplani luftarak të Forcave Detare Mbretërore të Britanisë së Madhe, i tipit F-35.
Në video shihet piloti duke dalë urgjentisht nga aeroplani që kushton 100 milionë funte, shkruan BBC.
Një aeroplan i tipit F-35 u rrëzua pak pas nisjes për fluturim këtë muaj përderisa një aeroplanmbajtëse po kryente operacione fluturimi në Detin Mesdhe.
Ministria e Mbrojtjes tha se është shumë herët për t’i komentuar pamjet dhe se janë duke vazhduar përpjekjet për ta nxjerrë aeroplanin.
Well thank God he is still with us! That’s all I can say. pic.twitter.com/YtL6f0BFAm
— Seb H (@sebh1981) November 29, 2021