Një anije industriale u mbyt në brigjet e Hong Kongut të shtunën, pasi tajfuni Chaba goditi Kinën, kjo bëri që të dëmtoj rëndë një anijen dhe të fundoset, ndërsa ka vazhduar evakuimi i ekuipazhit, transmeton Gazeta Metro.
Më shumë se dy ekipe, anëtarë të ekuipazhit, janë zhdukur nga anija e cila u këput në gjysmë pasi u godit nga një stuhi tropikale, në Detin e Kinës Jugore.
Një pjesë e ekuipazhit u detyruan të braktisin anijen, dhe u pamundësua shpëtimi i personelit tjetër.
Pamjet dramatike ajrore treguan njerëz duke u ngritur në një helikopter nga ekipet e emergjencës, të paktën tre nga personel prej 30 personash janë shpëtuar, shkruan Sky News.
Fatkeqësia ndodhi rreth 300 km (186 milje) në jug të Hong Kongut.
Tajfuni Chaba, i pari i vitit që godet Kinën, është raportuar se do të sjellë reshje rekord, dhe një rrezik të lartë fatkeqësie në provincat përfshirë Guangdong, që ndodhet rreth 137 km (85 milje) nga Hong Kongu.
Shërbimi Ajror i Hong Kongut, i cili dërgoi gjashtë avionë, tha se anëtarët e ekuipazhit po përballeshin me vështirësitë nga stuhia./gazetametro.net