Loading…

Pamje drejtpërdrejt të dy astronautëve se si punojnë në hapësirë

  • 13/01/2017 | 17:45

Pamje drejtpërdrejt të dy astronautëve se si punojnë në hapësirë

Dy astronautë kanë ecur në hapësirë jashtë Stacionit të Hapësirës Ndërkombëtare për të vendosur bateri të reja në në një nga pajisjet e stacionit, shkruan natureworldnews, transmeton Gazeta Metro.


Komandanti aktual i Stacionit të Hapësirës Ndërkombëtare, Shane Kimbrough, dhe astronauti francez, Thomas Pesquet, kanë dal jashtë stacionit më 13 janar për të vendosur bateritë e reja, një proces që pritet të zgjasë deri në gjashtë orë.

Astronautët Kimbrough dhe Peggy Whitson kanë vendosur bateri të reja para një jave, proces që kërkon ecjen në hapësirë, jashtë Stacionit.

Agjencia amerikane e Hapësirës ka thënë se bateritë janë tejët të rëndësishme për sistemin solar që e furnizon me energji Stacionin e Hapësirës Ndërkombëtare.

Ekipi aktual në këtë Stacion përfshinë gjashtë persona, Kimbrough, Pesquet, Whitson dhe kosmonautët rusë, Andrei Borisenko, Sergei Ryzhikov dhe Oleg Novitsky.

https://www.youtube.com/watch?v=m6_8z4uGGmI

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë