Loading…

Pamje e dhimbshme: Pasi Kurti i injoroi, NJSI nis protestën para Qeverisë

  • 09/12/2023 | 12:12

Pamje e dhimbshme: Pasi Kurti i injoroi, NJSI nis protestën para Qeverisë

Njësia më elitare e Policisë së Kosovës ka nisur protestën para objektit të Qeverisë së Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Njësiti Special Intervenues (NJSI) dhe Sindikata e Policisë së Kosovës kanë nisur protestën para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Kjo është hera e dytë që Njësiti Special Intervenues proteston dhe shpalos kërkesat e tyre për shtesat për rrezikshmëri.

Ata kishin protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës më 1 nëntor, duke kërkuar ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.

Sipas propozimit të Qeverisë, shtesat për NJSI-në janë rreth 150 euro, ndërsa në kërkesë policët kanë thënë se ajo duhet të caktohet në vlerë prej 50 për qind të pagës bazë dhe të ketë shtesa për kushte specifike të punës. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë