Loading…
Pamje e parëndomtë nga Travniku: Gjarpri del në borë
  • 18/02/2019 | 13:20

Pamje e parëndomtë nga Travniku: Gjarpri del në borë

Malori Emir Mujic nga Travniku në profilin e tij në Facebook ka publikuar fotografitë e një gjarpri, i cili rrëshqet nëpër borë në shpatet e Komarit, mal në Bosnjën Qendrore, trasnmeton Gazeta Metro.

Se është fjala për nëpërkën, njërin prej gjarpijve më helmues evropianë, më vonë e kanë konfirmuar malorët e BeH-së, njoftojnë mediet lokale.

Përndryshe, nëpërka haset në të gjitha viset e BeH-së deri në lartësinë mbidetare 2000 m. Vendbanimet i ka të ndryshme, prej gurore të thata e deri te brigjet e lumejbe e shpatet malore.

Pjesën më të madhe të ditës e kalon në diell. Kur ka më pak diell, në pranverë e në vjeshtë, nëpërka është aktive kryesisht dimrit. Verës, kur ditën është tepër ngrohtë, nëpërkat janë aktive në muzg e gjatë natës.

Çiftohet në pranverë, ndërsa në vjeshtë femra i çel tre deru dhjetë (ndonjëherë edhe më shumë) gjarpij të rinj./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë