Loading…

Pamje lufte: Vazhdon konflikti mes Azerbajxhanit e Armenisë, dhjetëra persona të vrarë

  • 29/09/2020 | 09:56

Pamje lufte: Vazhdon konflikti mes Azerbajxhanit e Armenisë, dhjetëra persona të vrarë

Të paktën 29 njerëz janë vrarë në një ditë të dytë të përplasjeve të rënda midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, pas shpërthimit më të ashpër të konfliktit të tyre në më shumë se një çerek shekulli, transmeton Gazeta Metro.


Forcat nga ish-fqinjët sovjetikë qëlluan me raketa dhe artileri njëri-tjetrin ndërsa luftimet u përshkallëzuan të hënën rreth territorit të diskutueshëm të Nago-Karabakut.

Çdo lëvizje drejt një lufte të gjithanshme mund të tërheqë fuqitë e mëdha rajonale, me Rusinë një aleat mbrojtës të Armenisë dhe Azerbajxhanin të mbështetur nga Turqia.

Grupi i Krizave, një organizatë e pavarur e cila punon për të parandaluar luftërat, tha “ne nuk kemi parë diçka të tillë që nga armëpushimi i luftës në vitet 1990”.

(Njerëzit përshëndesin ushtarët e Azerbajxhanit  në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku)

“Luftimet po zhvillohen përgjatë të gjitha seksioneve të vijës së frontit,” tha Olesya Vartanyan, një analist i vjetër në Grupin e Krizave për rajonin e Kaukazit të Jugut.

“Nëse ka viktima masive do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të përmbahen këto luftime dhe ne patjetër do të shohim një luftë të plotë që do të ketë një ndërhyrje të mundshme të Turqisë ose Rusisë, ose të dyve.”

( Një burrë i plagosur, që thuhet të jetë një civil, merr trajtim në Karabak)

Armenia, e cila ka një popullsi me shumicë të krishterë dhe Azerbajxhani – i cili është kryesisht mysliman – u përleshën për herë të parë në vitet 1980 rreth Nago-Karabakut.

Rajoni i shkëputur është brenda Azerbajxhanit por kryesisht është i populluar dhe drejtohet nga armenët etnikë.

(Njerëzit shihen në një strehimore për t’u mbrojtur nga bombat)

Luftimet e fundit kanë ringjallur shqetësimin mbi stabilitetin në Kaukazin e Jugut, një korridor për tubacionet që transportojnë naftë dhe gaz në tregjet botërore.

Megjithëse një armëpushim u ra dakord në 1994, Azerbajxhani dhe Armenia shpesh akuzojnë njëri-tjetrin për sulme rreth Nago-Karabakut dhe përgjatë kufirit të veçantë Azerbajxhanas-Armeni./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë