Loading…

Pamje mbresëlënëse, balena mbi 12 metra e gjatë xhirohet duke notuar

  • 08/08/2022 | 14:53

Pamje mbresëlënëse, balena mbi 12 metra e gjatë xhirohet duke notuar

Një balenë e gjatë mbi 12 metra është parë duke notuar në Qipro. Sipas mediave vendase, ajo është parë dhe kapur në kamera mëngjesin e së premtes nga kapiteni i varkave “Seaze the Day”, Panagiotis Nikolaidis.


“Ishte hera e parë që pashë këtë lloj balene në një mjedis natyror”, u shpreh ai.

Nikolaidis deklaroi gjithashtu se shqetësimi i tij i parë ishte të shihte nëse balena ishte mirë dhe nëse nuk kishte hyrë në ndonjë rrjetë. Kur kuptoi se gjithçka ishte në rregull, ai bëri disa video.

Ai gjithashtu shtoi se balena ishte rreth 12-13 metra, por nuk identifikoi nëse ishte mashkull apo femër. ” Zakonisht meshkujt e rritur të specieve largohen vetë dhe meqenëse ishte i vetmuar, ndoshta ishte një mashkull”, u shpreh kapiteni.

Hera e fundit që u gjet në Qipro dhe u regjistrua nga departamenti i peshkimit ishte në 2016-17 jashtë Qipros, 80 kilometra nga Zygi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë