Loading…

Pamje nga aksidenti i rëndë në Prizren

  • 21/04/2018 | 17:28

Pamje nga aksidenti i rëndë në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Prizren.

Pasditen e sotme në hyrje të Prizrenit dy vetura janë aksidentuar, ku kanë mbetur të lënduar personat që ishin në to.

Në një video të siguruar nga TV 21 shihet se në vendin e ngjarjes është ekipi mjekësor që po jep ndihmën e parë për të lënduarit që janë shtrirë në pjesën e gjelbëruar, pak metra larg vendiu ku ka ndodhur aksidenti.

Policia e Kosovës ka shtuar masat ndaj shkelësve të ligjit dhe ka apeluar disa herë që të shtohet kujdesi në vozitje, por kjo nuk ka zbritur numrin e aksidenteve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë