Loading…

Pamje nga djegia e supermarketit ‘Viva Fresh’, policia tregon a ka të lënduar

  • 10/03/2019 | 17:18

Pamje nga djegia e supermarketit ‘Viva Fresh’, policia tregon a ka të lënduar

Një zjarr i madh e ka kapluar supermarketin ‘Viva Fresh’ në qendër të Gjakovës, ndërsa shkaqet mbeten ende të panjohura, transmeton Gazeta Metro.


Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin dhe kanë dalë në vendngjarje për të kryer të gjitha hetimet e nevojshme, ndërkaq ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e zjarrit.

Komandanti i Policisë në Gjakovë, Krist Gjokaj, tha për kallxo.com se aktualisht është në vendin e ngjarjes, ku ekipet e zjarrfikësve po punojnë ende për shuarjen e plotë të zjarrit.

“Tani jam në vendin e ngjarjes. Ekipet po punojnë për të shuar të gjithë zjarrin. Ende nuk është shuar komplet zjarri”, tha Kristë Gjokaj.

Gjokaj ka thënë se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit

Objekti i supermarketit “Viva Fresh”, që gjendet në qendër të Gjakovës, është përfshirë nga flaka rreth orës 16:00./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë