Loading…

Pamje nga momenti kur çatia e shkollës në Prishtinë përfshihet nga zjarri

  • 11/11/2021 | 13:35

Pamje nga momenti kur çatia e shkollës në Prishtinë përfshihet nga zjarri

Mëngjesin e sotëm, çatia e shkollës “Hilmi Rakovica” në Prishtinë, është përfshirë nga zjarri.

Sipas policisë, dyshohet se shkaktar i zjarrit është oxhaku i ngrohjes së shkollës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka deklaruar se nuk është raportuar për të lënduar.

“Informata është pranuar rreth orës 10:00, për një zjarr në rrugën “Aziz Zhilivoda” në Prishtinë, respektivisht në shkollën Hilmi Rakovica. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para bëhet e ditur se oxhaku i ngrohjes së shkollës dyshohet të jetë përfshirë nga zjarri dhe për pasojë është dëmtuar edhe një pjesë e kulmit të shkollës. Zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Borovci.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë