Loading…

Pamje nga përleshja me thika në lagjen ‘Dardania’: I plagosuri shihet i shtrirë

  • 03/12/2021 | 20:24

Pamje nga përleshja me thika në lagjen ‘Dardania’: I plagosuri shihet i shtrirë

Në lagjen ‘’Dardania’’ në Prishtinë ka ndodhur një përleshje me thika, ku ka mbetur i plagosur një person, shkruan Gazeta Metro.


Në këtë përleshje ishin të përfshirë 3 persona.

I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor, derisa dy nga të dyshuarit të përfshirë në përleshje janë arrestuar.

Këtë e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.

Zëdhënësi Agron Borovci, ka thënë se ka mbetur i plagosur një person nga një mjet i mprehtë pas një përleshje.

“Sot rreth orës 19 :30, kemi marrë informatën se në Prishtinë, ( te nënkalimi te Santea), ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”,  ka thënë Borovci./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë