Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një plaçkitje në kishën katolike,“Shën Abrahami” Llapushnik, transmeton Gazeta Metro.
Përveç grabitjes së kishës, gjatë ditës së djeshme, tre shtëpi të këtij fshati janë plaçkitur, ku kryesisht janë vjedhur kafshë.
Për plaçkitjen e kishës ka treguar edhe Ismet Sopi, i cili këtë veprim e ka quajtur akt vandal dhe barbar. Lajmin e ka bërë të ditur Ismet Sopi, akt të cilin e ka quajtur të shëmtuar dhe ka shprehë dyshime se nëse sulmi mund të mos jetë një plaçkitje të zakonshme
“Është thyer dhe plaçkitur Kisha Shën Abrahami në Llapushnik. Këto janë fotot e para nga vendi i ngjarjes, kurse të tjerat do të paraqiten pas ekzaminimit policor. Në lagje janë plaçkitur edhe disa shtëpi. Hetimi detaj policor do ndriçojë nëse është thjeshtë një plaçkitje ordinere apo fshihet diçka më tepër rreth kësaj ngjarjeje të shëmtuar”, ka shkruar ai në Facebook./gazetametro.net