Loading…

Pamje nga Prishtina e viteve të 90-ta, ku shihen forcat serbe pranë qytetarëve kosovarë

  • 25/11/2020 | 15:54

Pamje nga Prishtina e viteve të 90-ta, ku shihen forcat serbe pranë qytetarëve kosovarë

Në mëngjesin e sotëm analisti politik Imer Mushkolaj ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi të Prishtinës në vitetet e ’90-ta, ku shihen policia serbe duke patrolluar ndërsa qytetarët kosovarë shumë pranë duke kryer punët e tyre të përditshme, shkruan Gazeta Metro.


Fotografia është shprekur nga Joel Robine / AFP, dhe është bërë në një lagje të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë.

Kujtojmë, që këto ditë pas arrestimeve nga policia e EULEX në Kosovë ka nisur fushata “Liria ka emër”, e cila paraqet të vërtetën e asaj që policia kriminale serbe ka kryer në Kosovë.

“LIRIA KA EMËR” është nismë e një grupi vullnetmirë për të nisur një debat rreth historisë së re të Kosovës dhe nevojës së një kujtese kolektive gjithpërfshirëse në rrugëtimin e një krenarie kolektive në të ardhmen.

Lëvizjet e shumta shoqërore, demonstratat, përpjekjet e vazhdueshme ndër dekada për liri e pavarësi, rezistenca e popullit përballë përjashtimit, dhunës e diskriminimit u kurorëzuan në fund me organizimin më sublim popullor në luftën për liri.

UÇK – Ushtria Çlirimtare e Kosovës erdhi si nevojë për të ekzistuar, për të frymuar dhe për të mbrojtur ekzistencën dhe dinjitetin e shqiptarëve në Kosovë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë