Një profesoreshë e artit në New York City të SHBA është në hetime nga policia pasi që e kërcënoi gazetarin me hanxhar mëngjesin e të martës, transmeton Gazeta Metro.
Shellyne Rodriguez mund të përballet me aktakuzë për sulm pas ngjarjes ku kërcënoi gazetarin e The New York Post dhe fotografin e tij me hanxhar duke ia vënë atë në fyt.
Gazetari i New York Post Reuven Fenton dhe fotografi i tij vizituan banesën e Rodriguez për të marrë një prononcim nga ajo për një incident që i kishte ndodhur me disa studentë ku ajo doli dhe i kërcënoi me hanxhar të dytë. Kjo profesoreshë është bërë virale edhe më herët kur sipas mediave lokale ajo i ka sulmuar disa studentë të cilët kishin shprehur qëndrime kundër abortit në Hunter College.
Në momentin kur reporteri Fenton u paraqit tek Rodriguez ajo e kërcënoi me hanxhar duke i thënë se do ta copëtoj.
Reporteti i New York Post dhe fotografi i tij në atë moment janë larguar menjëherë dhe profesoresha ka filluar ti ndjekë edhe në rrugë.
Disa orë pas publikimit të videos, Hunter College ka deklaruar se e kanë pushuar nga puna atë./gazetametro.net