Loading…

Pamje rrëqethëse: Babai vajton kur sheh kufomën e djalit që i vdiq pas tërmetit në Turqi

  • 06/02/2023 | 19:39

Pamje rrëqethëse: Babai vajton kur sheh kufomën e djalit që i vdiq pas tërmetit në Turqi

Një video rrëqethëse është publikuar në rrjetet sociale pas tërmetit të fuqishëm në Turqi që shkaktoi më shumë se një mijë viktima deri më tani, transmeton Gazeta Metro.


Siç shihet në video babai nuk mund t’i përmbajë lotët kur sheh kufomën e djalit të tij të vogël, i cili u nxor nga rrënojat.

Po ashtu, dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në objekte të ndryshme.

Në rrjetet sociale janë publikuar edhe pamje gjatë momentit kur shfaqet një ndërtesë duke u shembur.

Më shumë se 2.300 njerëz kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballësh të Rihterit, i cili i goditi të dyja vendet mëngjesin e hershëm të së hënës dhe lëkundjet tjera pas tij.

Qindra persona besohet se ende janë të ngujuar nën rrënoja dhe numri i viktimave pritet të rritet. Punonjësit e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet mes rrënojave nëpër qytete dhe në vendbanimet në të gjithë zonën.

Numri i të vdekurve në jug të Turqisë u rrit në 1.498, ndërsa i të lënduarve në 7.634 , tha një zyrtar nga Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Kreu i departamentit të AFAD’it për trajtimin e rreziqeve nga tërmetet, Orhan Tatar, tha në një konferencë për media se 2.834 ndërtesa janë shkatërruar nga tërmeti dhe lëkundjet pasuese të përqendruara në provincën Kahramanmaras, duke theksuar se janë regjistruar edhe 120 lëkundje të tjera pas tërmetit. (tramadol)

Ndërkaq, Siria raportoi për 810 të vdekur./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë