Loading…

Pamje| Salih Mustafa para gjyqtarit në Speciale, këtu mund ta ndiqni seancën gjyqësore direkt

  • 28/09/2020 | 15:26

Pamje| Salih Mustafa para gjyqtarit në Speciale, këtu mund ta ndiqni seancën gjyqësore direkt

Ka filluar seanca gjyqësore e ish-ushtarit të UCK’së, Salih Mustafës para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Hagë, shkruan Gazeta Metro.


Seanca është e hapur për media dhe mund ta ndiqni në faqen e Gjykatës Speciale, duke klikuar KËTU.

Salih Mustafa, ish-pjesëtar i UÇK’së dhe ish-shef i intelegjencës së FSK’së u arrestua më 24 shtator dhe në po të njëjtën ditë, u dërgua në Hagë.

Sipas një njoftimi për media që u bë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, aktakuza e ngarkon Salih Mustafën me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare, përcjell Gazeta Metro.

Ndërkaq sot, komandant “Cali” po paraqitet për herë të parë para gjyqtarit të procedurës paraprake në Hagë.

Kujtojmë se menjëherë pas arrestimit të tij, policia e EULEX’it me urdhër të kësaj Gjykate, arrestoi edhe krerët e OVL të UÇK’së, Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn.

Të njëjtit, siç u tha u arrestuan pasi publikuan disa prej dosjeve të cilat u erdhën fshehurazi në zyret e tyre, e që në të thuhej se ndodheshin detaje rreth aktakuzave dhe personave të dyshuar nga Specialja./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë