Loading…

Pamje shqetësuese: Fermerët kosovarë e derdhin qumështin në rrugë

  • 11/09/2020 | 17:23

Pamje shqetësuese: Fermerët kosovarë e derdhin qumështin në rrugë

Fermerët kosovarë tash e disa ditë janë duke e derdhur qumështin nëpër rrugë për shkak të mos mundësisë së dorëzimit të tij, si rezultat i përdorimit të madh të vajit të palmës në produktet e qumështit, shkruan Gazeta Metro.


Në një video të publikuar në faqen zyrtare të Shoqatës Qumështore të Kosovës, shihet se si fermerët po e zbasin qumështin në rrugë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre.

“Për shkak te ngopjes së tregut me produkte kancerogjene nga vaji i palmes, ne fermeret e qumeshtit detyrohemi qe ta derdhim qumeshtin tone ne lumenj. STOP VAJIT TE PALMES”, thuhet në reagimin e tyre.

Shoqata e Fermerëve ka paralajmëruar për nesër një konferencë në sheshin Skënderbeu, ku edhe do të shpalosin detaje tjera lidhur me veprimet e tyre që do ti ndërmarrin. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë