Loading…

Pamje si në filma, erëra të fuqishme kapin Sarandën: Turistët tmerrohen dhe i kap paniku

  • 17/07/2019 | 10:42

Pamje si në filma, erëra të fuqishme kapin Sarandën: Turistët tmerrohen dhe i kap paniku

Që disa ditë Shqipëria po ballafaqohet me mot jo të qëndrueshëm, e sidomos pjesa jugore, ku vranësirat dhe reshjet e shiut po vazhdojnë të jenë prezentë, transmeton Gazeta Metro.


Jugu i Shqipërisë dhe pjesa qendrore janë vendet që janë kapluar nga sasi më të mëdha të reshjeve.

Dje në pjesën e jugut, konkretisht në Sarandë dhe Ksamil, moti ka qenë shumë i keq, sidomos gjatë mbrëmjes kur përveç shiut ka pasur edhe erëra të fuqishme.

Nga pamjet që janë shpërndarë në rrjetet sociale, shihet se erërat kanë qenë shumë të fuqishme në Ksamil dhe kanë frikësuar tej mase turistët.

Sot në qytetin e Sarandës është mot më i qëndrueshëm dhe nuk pritet të ketë reshje, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë 27 gradë Celsius. Ditëve në vazhdim temperaturat pritet që të ngritën dhe nuk paralajmërohet për reshje shiu.

Kujtojmë se erërat u shkaktuan nga cikloni i cili nga Italia Jugore kaloi në Greqi përmes detit Jon. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë