Loading…

Pamje të frikshme: Kështu transportohen pacientët me virusin e ri në Kinë

  • 24/01/2020 | 18:14

Pamje të frikshme: Kështu transportohen pacientët me virusin e ri në Kinë

Pamjë të frikshme nga Kina sa vijnë e shtohen. Një virus i ri ka goditur këtë shtet duke bërë që e gjithë bota të alarmohet. Pamjet e reja tregojnë se si pacienti i prekur me koronavirus është i mbyllur në një tube platike për të mos kontaminuar të tjerët ndërsa transportohet nga mjekët kinezë me rroba, siç po quhen “hazmatike”.


Pamjet tregojnë se mjeket po tregojnë kujdes ekstrem. Virusi së pari kishte burimin në Wuhan, një qytet prej 11 milionë banorëve. Ata tashmë janë izoluar. Deri më tani raportohet se në Kinë kanë vdekur 17 persona nga ky virus dhe 532 të tjerë janë duke u trajtuar. Vetëm nga stafi mjekësor janë prekur 20 veta, transmeton Reporteri.

Tajlanda, Koreja e Jugut, Japonia, Tajvani dhe Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë raportuar raste me këtë virus.

Besohet se burimi i virusit ishin kafshët e gjalla të tregtuara në Tregun me shumicë të ushqimit të detit. Dy raportime tjera shprehen dyshime se mund të ketë ardhur edhe nga një lloj supe që bëhet nga lakuriqët e natës, apo edhe nga mishi i gjarpërit.

Autoritetet kineze u kanë kërkuar njerëzve të saj të mos udhëtojnë brenda dhe jashtë Wuhan për Vitin e Ri, si dhe të forcojnë kontrollin e shëndetit në qendrat e transportit në të gjithë vendin.

Qeveria e Wuhanit ka urdhëruar të gjithë banorët që të veshin maska për fytyrën në vendet publike./

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë