Loading…

Pamje të frikshme nga Stambolli: Autobusët formojnë ‘mur’ në urë për këtë arsye

  • 30/11/2021 | 09:49

Pamje të frikshme nga Stambolli: Autobusët  formojnë ‘mur’ në urë për këtë arsye

Moti i keq i djeshëm që goditi disa zona në Turqi  shkaktoi shumë probleme në transportin rrugor dhe detar, ndërsa u kushtoi jetën të paktën 4 personave në Stamboll , ku erërat frynin me shpejtësi deri në 130 km në orë!


Të paktën 19 persona kanë mbetur të plagosur në zonën e Stambollit nga erërat e forta ditën e djeshme, ndërsa në disa pjesë të vendit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, me shkulje të pemëve, rrëzim çatish dhe aksidente të rënda në rrugë.Por përveç pamjeve të fatkeqësisë që kanë qarkulluar në internet, dje është shfaqur një skenë pozitive kur autobusët kanë formuar një “mur” për të mbrojtur motoçiklistët që rrezikoheshin nga era në një urë.

Sipas Milliyet,  ngjarja ndodhi në Urën e Dëshmorëve më 15 korrik (e njohur ndryshe si Ura e parë e Bosforit ose “Ura e Ataturkut”) ku dje ishin krijuar radhë në anën evropiane nga motoçiklistë që prisnin të ndalonte era në mënyrë që ata të munden të lëviznin.

Në një prononcim për gazetën turke, një motoçiklist, Oktay Baraktar, tregoi se si u përpoq të kalonte urën dje dhe më në fund era e fortë e hodhi nga motori.

“Isha poshtë me motoçikletën dhe nuk dija si të kthehesha”, tha motoçiklisti duke shpjeguar se më në fund në hyrje të Urës është shoqëruar nga një punonjës policie.

Në klipin që po bën xhiron e internetit, duken 4 motoçiklistë duke kaluar urën, të inkuadruar nga dy autobusë të verdhë që lëvizin ngadalë, vetëm për t’i mbrojtur nga era e fortë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë