Loading…

Pamje të FSK’së nga operacionet stërvitore të “Iron 1 Alfa”

  • 20/04/2021 | 18:19

Pamje të FSK’së nga operacionet stërvitore të “Iron 1 Alfa”

FSK’ja ka kryer sot operacionet stërvitore të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë në UF “Iron 1 Alfa” në fshatin Jezerc të Komunës së Ferizajt, shkruan Gazeta Metro.


Ministri Mehaj përcjellë nga afër operacionet stërvitore shoqëruar nga komandanti i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj, shefi i Stafit të SHPFSK-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj dhe shefi i Departamentit G3/7 të SHPFSK-së, kolonel Ejup Maqedonci.

“Bazuar në planin stërvitor, në zonën e maleve Jezercit, Regjimenti i Parë i Këmbësorisë sot filloi Stërvitjen Fushore “Iron 1 Alfa” i cili do të vazhdoj edhe në katër ditët e ardhshme”, thuhet ndër të tjerash në njofitmin e Ministrisë:

Ky është njoftimi i plotë:

Ministri Mehaj përcjellë nga afër operacionet stërvitore të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë në UF “Iron 1 Alfa”
Bazuar në planin stërvitor, në zonën e maleve Jezercit, Regjimenti i Parë i Këmbësorisë sot filloi Stërvitjen Fushore “Iron 1 Alfa” i cili do të vazhdoj edhe në katër ditët e ardhshme.

Për të përcjellur nga afër demonstrimin e operacioneve stërvitore në ditën e parë, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj i shoqëruar nga komandanti i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj, shefi i Stafit të SHPFSK-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj dhe shefi i Departamentit G3/7 të SHPFSK-së, kolonel Ejup Maqedonci vizitoi pjestarët e angazhuar në vend-ushtrim.

Me këtë rast, ministrin Mehaj e priti komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë, nënkolonel Albert Kuçi, i cili me stafin e tij prezantoi para ministrit informacionet e përgjithshme për Regjimentin e Parë të Këmbësorisë dhe Ushtrimin Fushor “Iron 1 Alfa”. Sipas tij, qëllimi kryesor i stërvitjes është testimi i gatishmërisë operacionale për operacionet e planifikuara sipas misionit të cilat do të demonstrohen në stërvitjen kryesore “Defender-Europe 21”. Më pas njësitet në fushëbetejë, sipas skenarit ekzekutuan operacionin “Kompania në sulm”, demonstrim i cili u vlerësua lart nga ministri Mehaj i cili para pjesëtarëve të angazhuar, shprehu impresionet e larta të tij për nivelin e lartë të profesionalizimit të demonstruar gjatë stërvitjes.

Pjesëtarëve të Regjimentit të Parë ju drejtua edhe gjeneral Hadërgjonaj, në prag të përfundimit të karrierës së tij aktive ushtarake, duke shprehur krenarinë që nën komandën e tij, Komanda e Forcave Tokësore me regjimentet e saj ka arritur këtë stad të lartë të profesionalizmit dhe gatishmërisë operacionale.

Në fund gjeneral Hadërgjonaj, vizitën e ministrit Mehaj e vlerësoi lart, si shprehje të kujdesit me ndikim të madh në motivimin e duhur të pjesëtarëve të FSK-së për punë të suksesshme edhe në të ardhmen./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë