Loading…

Pamje të rënda: Dy femra shihen të shtrira në tokë, pasi u goditën nga vetura në Prishtinë

  • 28/06/2022 | 22:59

Pamje të rënda: Dy femra shihen të shtrira në tokë, pasi u goditën nga vetura në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën ‘Agim Ramadani’ në kryeqytet, ku vetura ka goditur dy vajza të reja.


Sinjali ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet se tashmë atje kanë dalë ekipi mjekësor, teksa bëhet e ditur se gjendja e dy vajzave është shumë e rëndë.

Rastin tashmë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë  një  veturë dhe dy këmbësore,  të cilat kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtave u është ofruar trajtimi i  nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me  rrethanat e këtij aksidenti”, tha Borovci.

Shoferi që ka goditur vajzat me veturën e tipit Audi 80 me targat 01-716-// ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë