Loading…

Pamje të rralla: Momenti kur Adem Jashari niset për në luftë bashkë me dajën e djalin e tij

  • 05/03/2021 | 10:13

Pamje të rralla: Momenti kur Adem Jashari niset për në luftë bashkë me dajën e djalin e tij

Sot në Prekaz shënohet 23-vjetori i rënies së familjes së heroit Adem Jashari.

Kjo video e realizuar në kullën e Jasharajve në Prekaz, dhe e përpunuar nga Milaim Zeka, është bërë në një natë kur Ademi bashkë me dajën e tij nga Llausha, Osman Geci dhe me djalin Lulzim Jasharin po niseshin për në aksion.

Dukej sikur po niseshin në dasmë dajë e nip që nuk u ndanë deri në vdekje.

Ademi e Daja Osman përshëndeten me familje, kurse në veturë i pret Luli. Nëna Zahidja i shoqëron deri te vetura. Aty dëgjohet edhe zëri i Adem Jasharit tek përshëndetet me nënën e tij kjo grua heroinë që lindi heronj.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë