Loading…

Pamjet e kamerave ‘përmbysin’ versionin e Edonisa Aliut, Prokuroria nis rast për dy vepra penale

  • 12/10/2026 | 21:56

Pamjet e kamerave ‘përmbysin’ versionin e Edonisa Aliut, Prokuroria nis rast për dy vepra penale

Rasti i përplasjes mes ish-futbollistes Edonisa Aliu dhe trajnerit Liridon Leci, pas emisionit “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini, ka marrë një drejtim të ri pas shqyrtimit të incizimeve të kamerave të sigurisë, transmeton Gazeta Metro.


Prokuroria Themelore në Prishtinë bëri të ditur se pamjet e siguruara nga Njësia e Hetimeve nuk përputhen me versionin që Aliu kishte dhënë në deklarimin e saj fillestar para hetuesve.

Sipas Prokurorisë, në regjistrimet e kamerave shihet se ish-futbollistja e ka kapur për fyti dhe e ka goditur në fytyrë trajnerin Liridon Leci. Pas këtyre gjetjeve, organi i akuzës ka iniciuar rast për dyshimet për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Deklarim i rremë”.

Informacionin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, e cila ka dhënë detaje lidhur me atë që paraqitet në incizimet e siguruara.

“[…] Njësia e Hetimeve ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë, në të cilat shihet se personi me inicialet E.A., duke tensionuar situatën, e ka kapur për fyti dhe e ka goditur në fytyrë personin me inicialet L.L.”, thuhet ndër tjera në përgjigje.

Në fazën e parë të hetimeve, Aliu ishte intervistuar si palë e dëmtuar. Në deklaratën e saj, ajo kishte pretenduar se gjatë konfliktit ishte fyer dhe ishte kapur për fyti nga Leci.

Pas incidentit, ish-futbollistja kishte kërkuar trajtim mjekësor në Obiliq. Megjithatë, sipas informatave të bëra publike nga Prokuroria, raporti mjekësor nuk kishte evidentuar shenja apo gërvishtje të dukshme në trupin e saj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë