Loading…

Pamjet e qytetarëve të helmuar në spital, pjesëmarrës në mitingun e PD (Foto)

  • 28/05/2017 | 11:58

Pamjet e qytetarëve të helmuar në spital, pjesëmarrës në mitingun e PD (Foto)

Opinion.al ka arritur të sigurojë pamjet nga spitali të tre personave që kanë shfaqur problemet më të mëdha dhe që vazhdojnë të jenë në kujdesin e mjekëve në QSUT.

Burimet thanë se gjendja e tyre ka qenë pak më e rënduar se sa personat e tjerë, por që të tre ende vijojnë të jenë nën kujdesin e mjekëve.

Me anë të një njoftimi për mediat, policia ka sqaruar se rreth orës 04:00 të mëngjesit në QSUT, janë paraqitur për ndihmë mjekësore rreth 50 shtetas me simptoma të ngjashme, kryesisht djegie në sy dhe skuqje lëkure në pjesët e sipërme të trupit.

Ndërsa QSUT-ja ende nuk ka dalë me një njoftim për mediat, sipas burimeve pritet të dalë vetëm pas pak minutash.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë