Pamjet me dron përgjatë hapësirave të përmbytura nga shkatërrimi i digës së Kakhovkas tregojnë banime dhe fabrika të tëra të përmbytura dhe asnjë shenjë jetese, transmeton Gazeta Metro.
Pamjet ekskluzive të siguruara nga Associated Press me anë të dronit shfaqin shkatërrimin që i ka ndodhur rajonit rreth lumit Dnieper ku ndodhej diga e shkatërruar. Ndërtesat afër lumit janë mbuluar deri në çati dhe dëmtime të mëdha vërehen në to.
Rusia ka akuzuar Ukrainën për bombardimin e strukturës i cili është nën kontrollin e Moskës. Ukraina gjithashtu ka akuzuar Rusinë se ajo e ka shpërthyer digën nga brenda strukturës.
Kollapsimi i kësaj dige të kontrolluar nga Moska, ka dëmtuar jashtëzakonisht gjithë rajonin dhe sipas ekspertëve ky incident ka potencial të ndërrojë dinamikën e luftës.
Në pamjet e publikuara nga Associated Press, shumica e digës gjendet nën ujë. Dy fshatra afër digës, Dnipryany dhe Korsunka janë të mbuluara të gjitha./gazetametro.net