Gjatë takimit ndërmjet krerëve të koalicionit PAN, Kadri Veseli, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj si dhe Fatmir Limaj me Ukë Rugovën në njërin prej lokaleve të Prishtinës, përpos bisedimeve për formimin sa më të të shpejt i institucioneve është biseduar edhe për ndarjen e ministrive.
Pas takimit, kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, tha se “shumë shpejt do të kemi formimin e institucioneve, do ta kemi kuvendin, dhe në të njëjtën kohë dhe Qeverinë”.
Kurse njëri prej pjesëmarrësve në takim, Dardan Gashi, tha se për votën e Teutës vendos vet deputetja e LDK-së.
“Po, është disktu për krijimin e qeverisë dhe ndarjen e ministrive”, ka thënë ai për Indeksonline.
Një tavolinë më larg ishin edhe bashkëpunëtorët e tri partive, PDK-së, AAK-së si dhe Nisma-s; Memli Krasniqi, Pal Lekaj, Endrit Shala si dhe Dardan Gashi. /gazetametro.net