Në ditën e dytë të këtij panairi, shtëpitë botuese thonë se shijet e lexuesve vazhdojnë të jenë tek romanet edhe pse në prodhimet e tyre nuk mungojnë libra nga të gjitha sferat dhe për të gjitha moshat.
Në kuadër të ‘Panairit të Librit’ në Shkup, u promovua libri ‘’Ikigai’’ i autorit spanjoll Hektor Garcia. Libri flet për një vend në Japoni, ku njerëzit jetojnë më gjatë se në vendet tjera. Autori shprehet optimist se libri i tij do të ketë sukses dhe do të lexohet nga dashamirësit e librit në Maqedoni
‘’Duke qenë se është një libër stil eseje besoj se Maqedonia si një shtet me popullsi të re do të jetë e hapur për të pranuar këtë libër si dhe filozofinë që përfaqëson ajo’’, tha autori Hektor Garsia.
Në ditën e dytë të këtij panairi, shtëpitë botuese thonë se shijet e lexuesve vazhdojnë të jenë tek romanet edhe pse në prodhimet e tyre nuk mungojnë libra nga të gjitha sferat dhe për të gjitha moshat, shkruan rtv21.
“Shitja është standarde, lexuesit më shumë janë të orientuar në leximin e prozave dhe më së shumti dominojnë romanet, pastaj librat me përmbledhje tregimesh si dhe literatura profesionale e cila gjithmonë renditet diku në vendin e 2 ose të 3 që është e kuptueshme pasi që numri I lexuesve të cilët janë të orientuar për libra të tilla është më I vogël’’, tha redaktori Vladimir Jankovski.
Një pjesë e veçantë në këtë panair u është kushtuar edhe librave për fëmijë. Nuk janë vetëm përrallat klasike si ‘’Hirushja’’ apo “Borëbardha” që kërkohen, mirëpo edhe libra të reja me aventura dhe personazhe të rinj duke e përfshirë dhe teknologjinë.
“Kjo është abetarja me zë, domethënë për secilën shkronjë kemi nga një fjali të ilustruar edhe me zë edhe me figurë’’, tha Arife Demiri.
Shitja e librave deri tani ka shkuar mirë sipas shtëpive botuese por deri në fund të këtij panairi pritet rritje më të mëdha të blerësve./gazetametro.net