Loading…

“Panairi i Vullnetarëve” u mbajt sot në Prishtinë

  • 28/02/2017 | 16:25

“Panairi i Vullnetarëve” u mbajt sot në Prishtinë

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) mbajti sot për herë të parë në Kosovë “Panairin e Vullnetarëve” në kuadër të projektit “Vullnetarizmi për Zhvillim: Promovimi i vullnetarizmit dhe qytetarisë aktive në Kosovë”, i cili implementohet në bashkëpunim me George William Youth Association (GWY) dhe mbështetet financiarisht nga Ambasada Britanike në Prishtinë.


Siç bën të ditur komunikata dërguar mediave nga Instituti Demokraci për Zhvillim, ky panair u mbajt në Teatrin ODA, ku rreth 40 organizatat pjesëmarrëse promovuan mundësitë e vullnetarizmit si dhe patën mundësi që të rekrutojnë vullnetarë të rinjë dhe te reja. Këtë panair e vizituan mbi 400 të rinjë prej të cilëve mbi 200 u regjistruan në organizata të ndryshme për të qenë pjesë në punë vullnetare në komunitet.

Njomza Dragusha nga Termokiss tha : “Ky panair më bëri që të kuptojë se sa shumë puna jonë si organizatë i inspiron të tjerët për të bërë të njejtën gjë. Nuk kam besuar që do të takoj kaq shumë njerëz që do të i bashkangjiten iniciativës tonë”, transmeton gazetametro.net

Organizata pjesëmarrëse ishin:  Career Development Center në Universitetin e Prishtinës, The Ideas Partnership, GAIA, YMCA, Syri i Vizionit, Childproof, Young Active Gračanica, IPEDU, Global Shapers Prishtina, Center for Social and Cultural Development – KAND, Education Comes First, Voice of Roma, Ashkali and Egyptians – VoRAE, PRAM, Engineers ëithout Borders, Center for Education and Development “The Future”, Perspektiva Pro Evropiane “PPE”, Kuvendi i të Rinjëve të Prizrenit, Center for Education and Training Prizren, OJQ Dita, Development Society Progress, OJQ Zana, MC Hammers, Centar for Tolerance and Integration Peč, TOKA, theksuan rëndësinë që pati ky panair si e cekën ata “ mundësinë që të takohen me organizata tjera me bazë vullnetare, promovimin e punës së tyre dhe rritjen e bashkëpunimit në të mirë të komunitetit”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë